Transmetuar më 19-02-2017, 22:10

Bota mund të ketë 8 kontinente dhe jo shtatë sa ç'mendohet deri tani.

Studiuesit thonë se gjendet një kontinent i zhytur në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, i cili duhet të konsiderohet si kontinenti i tetë.

Shkencëtarët po e quajnë atë Zealandia, në lidhje me emrin e pjesës më të madhe të kontinentit që ndodhet mbi nivelin e detit.

Sipas një hulumtimi mbi Zealandian, të botuar në revistën akademike të Shoqërisë Gjeologjike të Amerikës, studiuesit thonë se kontinenti është rreth dy të tretat e madhësisë së Australisë, rreth pesë milionë kilometra katrorë.

Por vetëm gjashtë për qind i tiji është mbi nivelin e detit, pjesa më e madhe e kësaj është Zelanda e Re, Kaledonia e Re dhe disa ishuj të vegjël.

Sipas autorit kryesor të studimit, Nick Mortimer, do të jetë e vështirë për ta klasifikuar Zealandian si kontinent, sepse është nën ujë.

Tradicionalisht, Zelanda e Re ka qenë lidhur me kontinentin e Australisë.

Edhe pse ne zakonisht mendojmë se kontinentet duhet të jenë mbi nivelin e detit, studiuesit thonë se kontinenti i ri i plotëson kërkesat e tjera për titullin, duke përfshirë: lartësi mbi zonën përreth, gjeologji të veçantë, një zonë të përcaktuar mirë dhe sipërfaqe më të trashë sesa fundi i oqeanit, njofton BBC-ja.

Zealandia u emërua për herë të parë në vitin 1995 nga shkencëtari amerikan Bruce Luyendyk.