Transmetuar më 19-02-2017, 15:53

Gjethe, lule, gurë dhe shtigje. Ky është kopshti special, ku bankat dhe karriget mungojnë, por që fëmijët mësojnë në ajër të pastër. Quhet “Pylli i të vegjëlve”, një projekt që i lejon fëmijëve të moshës 3-6 vjeç që t’i zhvillojnë orët e mësimit në natyrë.

Fillimisht projekti lindi në Danimarkë, u shtri në Gjermani dhe tani po zhvillohet edhe në Itali. Edukatoret fillimisht janë trajnuar për këtë program të ri mësimor. Prindërit e vogëlushëve duken shumë të kënaqur rreth njohurive që fëmijët e tyre kaun marrë në kopsht. /noa.al