Transmetuar më 19-02-2017, 09:45

Studiuesit shqiptarë po zbulojnë specie të reja bimore, megjithëse në kushte të vështira për shkak të mangësive në mbështetjen financiare në shkencat natyrore. Profesor Lulëzim Shuka tha për Zërine Amerikës  se ka dërguar për botim dy specie të reja për shkencën e botanikës të zbuluara në Malin e Tomorrit.

Me zbulimet e fundit dhe ato të kryera në vitet gjashtëdhjetë nga shkencëtarë të huaj, Mali i Tomorrit radhitet në zonën më të pasur me lloje endemike në Shqipëri. Ndërkohë, dy bimë të tjera, endemike të zbuluara më parë po studiohen në dy universitete europiane për vetitë antitumorale të përbërjes kimike të tyre. /noa.al