Transmetuar më 19-02-2017, 08:25

Autoritetet në Gjermani kanë bërë thirrje që kukullat inteligjente “Cayla”,  të zhduken nga qarkullimi pasi përbëjnë rrezik për fëmijët. Ato janë shumë argëtuese sepse zgjuarsia artificiale mund të zbulojë të dhënat personale të fëmijëve që i posedojnë. 

Paralajmërimi është lëshuar nga Agjencia Federale e Rrjeteve (Bundesnetzagentur), që mbikëqyr telekomunikacionet. Studiuesit thonë se piratët kompjuterikë mund të përdorin pajisjen e pasigurt të “bluetooth”-it që iu është vendosur këtyre kukullave, për të dëgjuar dhe folur me fëmijët e vegjël që luajnë me to.

Prodhuesi, “Genesis Toys” nuk ka komentuar ende mbi këtë paralajmërim të zyrtarëve gjermanë. Ndërkohë, grupi i shpërndarjes së këtyre kukullave “My Friend Cayla”, “Vivid Toy” është shprehur në të kaluarën se mundësia e piratimit është e izoluar dhe se mund të bëhet vetëm nga specialistë. Dobësia e programit të këtyre kukullave u zbulua për herë të parë në janar të vitit 2015./noa.al