Transmetuar më 18-02-2017, 22:42

Presidenti amerikan Donald Trump i intensifikoi kritikat ndaj mbulimit nga media të administratës së tij, duke përdorur përsëri platformën e tij të preferuar të medias sociale.

Sot ai shkruante: "Mos e besoni median e lajmeve të rreme. Shtëpia e Bardhë po funksionon shumë mirë. Unë trashëgova një rrëmujë dhe kam filluar procesin e vënies së rregullit".

Në një mesazh tjetër dje, ai shkruante se media e lajmeve të rreme është armike e popullit amerikan. Në fillim ai përmendte vetëm gazetën “The New York Times”, dhe televizionet CNN dhe NBC News në listën e tij.

Më pas e zëvendësoi atë me një mesazh tjetër pothuajse identik që shtonte dy televizione të tjera: ABC dhe CBS.

Sulmi në rrjetin social, ishte i fundit në një sërë kritikash të ashpra kundër medias.