Transmetuar më 18-02-2017, 21:41

“Niveli i akullit në Arktik dhe Antarktik gjatë muajit të kaluar ka rënë në një nivel rekord për muajin janar”, thotë Organizata Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara.

Edhe përqendrimi në atmosferë i dioksidit të karbonit, gazi më i rëndë që konsiderohet shkaktari kryesor i ngrohjes globale, gjithashtu ka arritur nivele rekorde për muajin janar.

“Është situatë e çuditshme, – ka thënë David Carlson, drejtor i Programit Hulumtues për Klimën Botërore, – megjithëse është dimër, është jashtëzakonisht ngrohtë për dimër, dhe akulli në det…është në minimum në të dy anët e hemisferës”.

Përmbajtja e ngrohtë e oqeaneve, që është mënyra më e sigurt e matjes së ngrohjes në tokë se sa matja e temperaturave në sipërfaqe, kanë shënuar rritje pandërprerë.

Akulli i detit në Antarktik, gjatë verës, ka qenë 22.8 % nën nivelin e rregullt, ka thënë organizata botërore e meteorologjisë.

“Numri i viteve derisa i tërë akulli i sezonit të verës do të zhduket në tërësi po zvogëlohet me  shpejtësi”, ka thënë Carlson. /noa.al