Transmetuar më 18-02-2017, 13:45

Orinda Huta njihet si një vajzë mjaft e ëmbël, bionde dhe me sy blu. Asaj nuk i pëlqen shumë që të eksperimentojë me look-un, por këtë herë ka guxuar vërtetë shumë.

Ajo është bërë brune dhe shihet që kontrasti i syve të çelët me flokët e errëta është vërtet shumë tërheqës.

Ky ndryshim që vjen pesë muaj para dasmës na bën të pyesim nëse kjo do të jetë ngjyra e flokëve në ditën e rëndësishme për Orindën apo do të kthehet te ngjyra e verdhë?!

Mbetet vetëm të presim derisa këngëtarja dhe moderatorja bukuroshe të ndryshojë status, kur të martohet me Turjan Hyskën./b.l/noa.al/