Transmetuar më 18-02-2017, 12:24

Amal dhe Clooney u shfaqen si një çift i martuar në sheshxhirimin e filmit të tij të ri “Suburbicon”, në Los Angeles, fundin e vitit të kaluar dhe ajo u kujdes t`i linte të gjithëve një përshtypje perfekte.

Por kur takoi Amal, George Clooney theu premtimin e tij për të mos u martuar asnjëherë. Ish beqari i përjetshëm i Hollywood-it, për më tepër do të bëhet edhe baba. U konfirmua se bashkëshortja e tij Amal është shtatzënë me dy binjakë. 

“Në pranverë do të vijnë në jetë fëmijët e tyre, një djalë dhe një vajzë. George është shumë entuziast por edhe nervoz në të njëjtën kohë. Prindërimi është diçka e re për të”, us hpreh nëna e tij.

Një tjetër person i afërt me çiftin zbulon: “George dhe Amal ishin të lumtur. Që atëherë kishte thashetheme se ajo ishte shtatzënë. Amal tregohej shumë e kujdesshme me ushqimin. Amal nuk kërkoi asgjë, thjesht qëndronte pranë George. As ai nuk e la të vetme për asnjë moment. E shëtiti kudo nëpër sheshxhirime dhe e prezantonte si “gruaja ime Amal”.