Transmetuar më 18-02-2017, 08:55

Harry Studley, një vogëlush vetëm 19 muajsh ka shpëtuar për mrekulli pasi u qëllua me të shtënë pushke në kokë, nga një shok i nënës, 24- vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur korrikun e kaluar dhe siç raporton “Mirror”, vogëlushi anglez në Bristol, rrezikoi jetën, vetëm sepse qante shumë.

Vogëlushi, nëna dhe vëllai i tij, ishin në shtëpinë e një çifti miqsh, Jordan Walters dhe Emma Horseman.

Emma i kërkoi partnerit të saj që ta pushonte të voglin duke e kërcënuar me të shtënë pushke në ajër, të cilën po e pastronte në atë moment.

Por e shtëna e zuri vogëlushin në kokë, i cili arriti të mbijetojë, ndonëse nuk i ka rifituar 100% aftësitë e tij fizike.

Jordan u deklarua fajtor, ndërsa në ditët në vijim pritet dënimi ndaj tij, ndërkohë që po gjykohet si bashkëpunëtore edhe Horseman, partnerja e tij./b.l/noa.al/