Transmetuar më 17-02-2017, 16:46

Frikë në një pallat shumëkatësh tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, pais tre katet e fundit të godinës u shkëputën duke u rrëzuar tërësisht.

Ngjarja ndodhi sot kur godina 18 katëshe befas u trondit dhe tre katet e fundit të saj në lartësi i shembën.

Policia tha se tre katet e fundit të pallatit kanë qenë me konstruksione metalike dhe punimet ishin të papërfunduara, pasi subjekti ndërtues nuk dispononte leje ndërtimi. 

Në vendngjarje shkuan forca policore. Ato konfirmuan se nuk ka njerëz të lënduar. /noa.al/