Transmetuar më 17-02-2017, 09:00

Pavarësisht se ka lindur në Zvicër dhe jeton në Londër, ylli i Arsenalit, Granit Xhaka nuk e harron asnjëherë vendlindjen e prindërve të tij.

Sot kur Kosova feston 9 vjetorin e saj të Pavarësisë, futbollisti shqiptar ka bërë një urim të veçantë në Instagram, duke e shoqëruar edhe me një foto të logos së famshme “NEW BORN”.

“Jam i lindur në Zvicërr ❤, Jetoj në Londër ❤, Kurrë nuk do të harroj dhe me zemër do jem në vendlindjen e prindërve të mi. Urime pavarësinë Kosova jonë. ❤❤❤”, ka shkruar Xhaka në mbishkrimin e fotografisë./b.l/noa.al/