Transmetuar më 16-02-2017, 13:12

Ndërron jetë në moshën 50 vjeçare ish-drejtori i Hekurudhës në Durrës Genc Alizoti, ndërsa thuhet se shkak është bërë një infarkt.

Më herët ish-zyrtari i LSI-së ka mbajtur postin e Prefektit të qytetit bregdetar.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, ndërsa mësohet se Alizoti është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.