Transmetuar më 16-02-2017, 10:00

Ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë që ëndërrojnë të bëhen astronautë, zjarrfikës apo shefa, vogëlushja i ka idetë e qarta se çfarë synon të bëjë në të ardhmen. 7-vjeçarja Chloe Bridgewater, vendosi t’i dërgojë një letër Google, në të cilën i kërkonte atyre që ta punësonin kur ajo të rritej.

Në letër, Chloe thekson se është e pasionuar pas kompjuterave dhe se do të dëshironte shumë që kur të rritej, të punonte për kompaninë gjigante dhe duket se kjo letër ka marrë vlerësimin maksimal, pasi ka qenë vetë CEO I Google, Sundar Pichai, i cili nuk ka nguruar ti kthejë përgjigje vogëlushes. 

“Faleminderit shumë për letrën. Më vjen mirë që të pëlqejnë kompjuterat dhe robotët dhe uroj të vazhdosh të studiosh mbi teknologjinë. Nëse ti punon fort dhe ndjek ëndrrat e tua, mund të bësh gjithçka, kështu që unë mbetem në pritje të aplikimit tënd për punë, pasi të kesh mbaruar studimet”, ishte teksti që CEO i Google i ktheu vajzës. 

Tani 7-vjeçarja do të jetë shumë më e motivuar për të mësuar dhe bërë realitet ëndrrën e vet, kjo edhe pas përgjigjes motivuese që mori nga vetë CEO i Google.