Transmetuar më 14-02-2017, 07:00

Kryeministrja polake, Beata Szydlo, është duke e marrë vetën pas një aksidenti të javës së kaluar me veturë, por do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë, raporton Reuters.

Szydlo është lënduar kur vetura e saj e ka goditur një pemë në Poloninë jugore të premten.

Ajo u dërgua në një spital të kryeqytetit, Varshavë. Zëdhënësi i qeverisë, deklaroi se mjekët kanë thënë se lëndimet e zonjës Szydlo nuk kanë kërkuar trajtim kirurgjik.

Zëdhënësi i qeverisë gjithashtu ka thënë se kryeministrja e ka vazhduar punën prej spitalit, ndërsa aty është takuar edhe me zyrtarë qeveritarë dhe kolegë.

Arsyeja e aksidentit dhe rrethanat që çuan deri te përplasja, janë ende nën hetim.