Transmetuar më 13-02-2017, 17:32

Sipas egjiptianëve të lashtë, shpirti i të vdekurit ishte i destinuar për një jetë të re dhe të përjetshme, por për të hyrë në mbretërinë e të vdekurve në frontin e syve të Osiris, këta shpirtra duhej të ruheshin në organet e paprekura. Për një kohë të gjatë, thuhet se mumiet e para ruheshin në natyrë, në thatësirën e ambientit dhe metodat e balsamimit ishin shumë të thjeshta. 

Këtu flitet për mumiet që datojnë në fund të Mbretërisë së Vjetër ( 2200 para Krishtit). Analizat e fundit të kryera nga një studim britaniko-australian, zbuluan praninë e substancave të përdorura në përmasa të ngjashme, që gjenden në mumiet e periudhës së  faraonit, rreth 3000 vjet më vonë. Përzierja e substancave të ndryshme, duke përfshirë vajra bimore dhe yndyra shtazore, rrëshirë halor, sheqer, vaj natyral, perime dhe ekstrakte aromatike, agjentë antibakterial, kanë bërë që mumiet të mbijetojnë edhe pas kaq shumë shekujsh. noa.al