Transmetuar më 12-02-2017, 18:08

Majlinda Kelmendi ndihet shumë e lumtur për medaljen e artë që e fitoi në “Paris Grand Slam 2017”. 25 vjeçarja ndihet edhe më krenare për faktin se vendi dhe populli i saj e konsiderojnë si heroinë të Kosovës, raporton "Zëri.info".

“Jam shumë e kënaqur sepse kjo ishte gara ime e parë pas Olimpiadës. Kam pushuar tri javë pas Olimpiadës dhe nuk dëshiroja të pushoja më gjatë. Jam e lumtur që vitin e fillova në këtë mënyrë, pra me medalje të artë”, ka deklaruar Kelmendi për kanalin zyrtar të IJF-së.

“Vlerësohem si hero në vendin tim. Për popullin tim jam një shembull dhe kjo më bënë shumë të lumtur dhe krenare. Kosova është një vend i vogël me probleme dhe kjo tregon se për një kosovare nuk është e lehtë të bëhesh kampione olimpike. Nuk kam ndryshuar shumë, por tani njerëzit vijnë në shtëpinë time qoftë edhe vetëm për të më përqafuar”, ka theksuar ajo.