Transmetuar më 12-02-2017, 14:10

Alarm në aeroportin gjerman të Hamburgut, i cili u evakuua plotësisht mesditën e së dielës. Një lëndë e panjohur, shkaktoi probleme shëndetësore dhe helmim te shumë pasagjerë.

Një zëdhënës i policisë, shpjegoi se substanca u shkaktoi mbi 30 pasagjerëve djegie sysh dhe fyti, duke bërë që të dërgohen në ndihmën e shpejtë.

Helmimi dhe djegia dyshohet se është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së sistemit të kondicionimit./a.y/noa.al