Transmetuar më 12-02-2017, 09:49
Publicitet

Të gjitha energjitë i kishte përqendruar tek momenti që mezi po priste të vinte.

Edhe lumturinë po priste ta gjente aty, në Grammy Awards.

Kur priste të fitonte çmime të rëndësishme që Kelly Clarkson i dëshironte aq shumë.

Por teksa duheshin vetëm pak orë që të niste spektakli i madh i shpërndarjes së çmimeve, Kelly merr një lajm të tmerrshëm për jetën e saj.

Mjeku e njofton se ishte prekur nga kanceri.

34-vjeçarja ka zbuluar kështu një prej momenteve më të tmerrshme të jetës së saj, por më vonë ishin sërish mjekët ata që sqaruan se ishin ngatërruar rezultatet.

Kelly pohon se e kishte tepër të vështirë ta përballonte shqetësimin e këtij lajmi dhe emocionet e ceremonisë ku ajo fitoi çmimet “Best Female Pop Vocal Performance” dhe “Best Pop Vocal Album”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka treguar se mëngjesin e ceremonisë ishte lajmëruar për atë lajm të trishtueshëm.

“Isha gjithë ditën duke qarë. Më kanë lyer rreth 4 herë pasi prishesha nga të qarat. Mendoja me vete se nuk e meritoja këtë gjë pasi isha shumë e re. Kur fitova dy çmimet, mendova me vete se Zoti po m’i jep këto për të më lumturuar para se ajo gjëja e tmerrshme të më ndodhë”, ka treguar këngëtarja e hitit “Because of you”.

Ajo ka shtuar më pas se doktorët i kishin ngatërruar përgjigjen me dikë tjetër por pavarësisht se u ndje e lehtësuar që nuk kishte atë sëmundje, ajo shprehet se për shkak të doktorëve, një prej eksperiencave të saj më të bukura, ishte shkatërruar.