Transmetuar më 12-02-2017, 09:04

Në Girokastër, qytetarët po përballen në një pjesë të tyre me vështirësi për shkak se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Shkak për këtë situatë është bërë një shembje masive në murin mbajtës tek lagjja “Punëtori” e qytetit të gurtë.

Shembja ka ardhur si pasojë e ujërave që rrjedhin pa kriter, erozioni dhe shirat intensivë të rënë së fundi në jug të vendit.

Shefi i Shtabit të Emergjencave në bashki, Fatri Brahimi tha sot se situata është e rëndë dhe për këtë kërkohet ndërhyrja imediate.

OSHEE pranoi se ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike për këtë zonë duke shtuar se e ka bërë këtë që të shmanget ndonjë fatkeqësi e mundshme. Për shkak të ndërprerjes së energjisë nuk ka në një pjesë të qytetit as ujë të pijshëm.

Nuk ka të dhëna nga autoritetet se kur do të riparohet kjo situatë.