Transmetuar më 11-02-2017, 14:50

Hudhra është një antibiotik natyral që shkatërron një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë se njerëzit e përdorin atë edhe si “karamele”? 

Ky leksion i mençur na vjen nga mjekësia e lashtë kineze, të cilët e mbajnë në gojë për 15 minuta, por pa e përtypur. Kjo praktikë rekomandohet të përdoret zakonisht në mëngjes.

Në këtë mënyrë ushqyesit e shëndetshëm që gjenden në hudhër hyjnë në organizëm përmes pështymës tuaj dhe pastrojnë enët e gjakut.

Kjo “karamele” e veçantë ka shumë përfitime shëndetësore pasi kontrollon oreksin, ka veprim parandalues kundër bronkitit, ndihmon të mbroheni nga infeksionet e laringitit, infeksionet orale etj. Provojeni dhe do të na jepni të drejtë./b.l/noa.al/