Transmetuar më 11-02-2017, 11:50

Ylli i Real Madridit, Alvaro Morata shpesh është bërë “pre” e mediave, si për shkak të futbollit, po ashtu edhe për shkak të jetës së tij private.

Por këtë herë, Morata ka befasuar mediat në një dalje që ka bërë nga një restorant së bashku me të fejuarën e tij Alice Campello.

Sulmuesi i Real Madridit kishte veshur një xhup që mbulonte të gjithë fytyrën për t’u mbrojtur nga i ftohti, por sigurisht si objektiv primar kishte t’i shmangej objektivit të kamerës.

Një zgjedhje mjaft e zgjuar që mund të merret si shembull në të ardhmen nga futbollistë të tjerë.