Transmetuar më 09-02-2017, 11:58

Gjirokastër, 9 shkurt 2017, NOA.al- Universiteti i Gjirokastrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Janinës.

Në një ceremoni të organizuar në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, u nënshkrua “Marrëveshja e Bashkëpunimit” midis këtij Universiteti dhe Universitetit të Janinës.

Në ceremoni, veç rektorit të Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema dhe autoriteteve të Rektoratit, ishin prezentë një delegacion i Rektoratit të Universitetit të Janinës me në krye rektorin, Georgio Kapsali, ndërsa përveç dy rektorëve, përshëndetën Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Vasilios Tolios në emër të Ambasadores së Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Sofokli Vasili.

Më pas, delegacioni i Rektoratit të Universitetit të Janinës, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.

Marrëveshja e nënshkruar këtë të martë, ka afat katërvjeçar dhe mund të rinovohet automatikisht nëse asnjë prej dy palëve nuk ka kundërshtim, ka përmbajtje të karakterit të përgjithshëm, ndërsa specifikimi i fushave të bashkëpunimit do të bëhet nëpërmjet nënshkrimit të protokolleve të veçanta.

Dy palët nënvizuan mundësitë dhe perspektivat e shumta që hapen në të ardhmen e afërt, duke shf5ytëzuar së bashku projekte, siç janë ato të bashkëpunimit ndërkufitar.