Transmetuar më 07-02-2017, 19:54

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj, i ka shprehur publikisht kërkesën e tij kryeministrit Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.

Qerimaj, i cili u shpall kampion Evrope për peshën 77 kg në Antalia të Turqisë, kërkon mbështetje financiare, pasi ai tregon se është përgatitur për Europianin e ardhshëm në Kroaci.

“Tani unë po përgatitem të ngre lart flamurin në Europian në Kroaci. Kam besim që kur të ngre flamurin do të vlerësohem si duhet nga shteti, si nga ana morale ashtu edhe ekonomike”, shkruan Qerimaj.

Postimi i Erkandit:

“Zoti Kryeminster i Shqiperise! Kur u shpalla kampion i europes me dhurove kopsat qe vendosen ne kemishe qe ja dhuron homologeve tuaj Kryeministrave te europes dhe botes! Kan shume vler morale dhe shume Force une tani e kuptova! Tani une po pergatitem te qoj Flamurin ne europian ne Kroaci! Kam Besim qe kur te qoj Flamurin ne Europian do te vleresohem si duhet nga shteti si nga ana morale edhe ekonomike! Edi Rama”,- shkruan në “Facebook” Erkand Qerimaj”.