Transmetuar më 07-02-2017, 00:11

Qeveria rumune ka shfuqizuar gjatë ditës së djeshme dekretin që zbut masat ligjore antikorrupsion që nxiti protesta të paprecedenta në vend.

Por protestat nuk kanë ndaluar dhe vazhdojnë edhe në këto orë.

Situata në Bukuresht vijon të jetë gjithnjë e më e tensionuar.

Shumë po kërkojnë madje që qeveria të japë dorëheqjen.

“Nuk dorëzohemi” dhe “duam dorëheqjen” kanë qenë parullat që janë projektuar mbi zyrën e kryeministrit rumun.

Protestuesit i tremben projekt-ligjit të ri, i cili sipas tyre mund të përmbajë elemente të njëjta të dekretit të shfuqizuar por të paraqitura në një forme tjetër.

Këto tubime janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit ne Rumani.