Transmetuar më 06-02-2017, 11:59

Futbollisti i kombëtares shqiptare Ledian Memushaj, po kalon momente vërtetë të dhimbshme. Bashkëshortja e tij, e cila ndodhej në mes të shtatzënisë, ka humbur dy fëmijët binjakë që priste të sillte në jetë.

Mesfushori i Pescara ka mësuar gjithçka pak para ndeshjes me Lazion, duke u larguar për të qëndruar pranë së shoqes.

Kjo ngjarje e ka tronditur tej mase futbollistin e kombëtares, i cili ndodhet pranë së shoqes./a.y/noa.al