Transmetuar më 05-02-2017, 22:56

Skuadra e Juventus nuk njeh rivalë në kampionatin italian.

Bardhezinjtë kanë mposhtur Interin me rezultatin 1:0 në dervin e Italisë, duke marrë një fitore të çmuar në rrugën drejt titullit të “Serisë A”.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi kolumbiani Juan Cuadrado, i cili shënoi një “perlë” në minutën e 45’, duke shtangur portierin Handanovic.

Pas kësaj fitoreje Juventus “blindon” vendin e parë me 54 pikë, 6 më shumë se Napoli në vendin e dytë.

Inter bie në vendin e pestë me 42 pikë.

Skuadrat e nisën ndeshjen me këto formacione:

Juventus: Buffon, Lichteiner, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Cuadrado, Dybala, Mandzukic, Hiuguain

Inter: Handanovic, Murillo, Medel, Miranda, D’Ambrozio, Gagliardini, Brozovic, Candreva, Joao Mario, Perisic, Icardi./a.k/noa.al/