Transmetuar më 05-02-2017, 20:39

Qeveria rumune ka shfuqizuar gjatë ditës së sotme dekretin që zbut masat ligjore antikorrupsion që nxiti disa ditë protesta të paprecedenta në Rumani, që prej rrëzimit të komunizmit.

“Dekreti për shfuqizimin e zbutjes së masave ligjore antikorrupsion u miratua”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Florian Bodog një informacion i konfirmuar nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu njoftoi sot se qeveria e tij do e pezullojë dekretin që disa vepra korrupsioni nuk i konsideron më vepra penale.

Vendimi u mor pas gati një jave protesta masive nëpër Rumani.

"Nuk dua që Rumania të jetë e ndarë", iu tha Grindeanu gazetarëve.

Kritikët thonë se qëllimi kryesor i dekretit ka qenë të ndihmohen disa prej mijëra zyrtarëve dhe politikanëve që janë kapur në afera korruptive, jo pak prej të cilëve janë pjesë e social demokratëve të Grindeanus.