Transmetuar më 05-02-2017, 20:05

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Serbi ku një automjet është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë ka vdekur pacienti.

Nga aksidenti katër persona të tjerë janë lënduar rëndë pas përplasjes së ambulancës me një veturë në rrugën Apatin, në Sombor.

Personi i vdekur ishte pacient brenda në ambulancë, i cili gjatë kësaj kohe po dërgohej në spital, pasi ishte në gjendje kritike para aksidentit.

Për shkak të këtij aksidenti, rruga është bllokuar për disa orë.