Transmetuar më 05-02-2017, 10:51

Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu ka njoftuar se qeveria e tij do e pezullojë dekretin që disa vepra korrupsioni nuk i konsideron më vepra penale.

Vendimi është marrë pas gati një jave protesta masive nëpër Rumani.

Grindeanu ka thënë se qeveria e tij do e mbajë një mbledhje gjatë ditës së sotme për ta pezulluar dekretin.

"Nuk dua që Rumania të jetë e ndarë", iu tha Grindeanu gazetarëve.

"Nuk mund të ndahet në dy pjesë", shtoi më tej ai.

Më 4 shkurt, 330 mijë protestues, shifër e dhënë nga policia, kanë demonstruar në atë që po konsiderohet si protesta më e madhe prej atyre të vitit 1989 që rrëzuan nga pushteti diktatorin komunist, Nikolla Çaushesku.

Ndërsa njoftimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion, sipas policisë, 170 mijë demonstrues kanë qëndruar pranë zyrës së kryeministrit duke thirrur, "dorëhiqu".

Kritikët thonë se qëllimi kryesor i dekretit ka qenë të ndihmohen disa prej mijëra zyrtarëve dhe politikanëve që janë kapur në afera korruptive, jo pak prej të cilëve janë pjesë e social demokratëve të Grindeanus.