Transmetuar më 05-02-2017, 08:55

Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli, do të përcillet sot për në banesën e fundit pas një ceremonie të posaçme të organizuar nga shteti.

Këshilli i Ministrave vendosi dje krijimin e Komisionit Shtetëror Bashkërendues të Punës për organizimin e aktiviteteve të ceremonialit të homazheve mortore të shkrimtarit Dritëro Agollit.

Komisioni njoftoi se homazhet do të kryhen ditën e sotme (e diel datë 5 shkurt 2017,) në Pallatin e Kongreseve, ora 10.30-13.00

E veçanta e këtij ceremoniali është se ai do të përmbajë një nderim të veçantë për shkrimtarin duke krijuar dhe hapësirën e mundësinë për të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, të marrin fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumire.