Transmetuar më 04-02-2017, 19:59

Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli i cili ndërroi jetë dje, veprën e tij të fundit ia kishte kushtuar gruas së tij, Sadijes.

Ai kishte punuar për disa vite me librin me poezi “Prit edhe pak…” dhe nuk a publikuar asnjë nga krijimet e tij që i ka mbledhur në këtë vëllim.

Një dedikim për bashkëshorten që i qëndroi në krah për gjysmë shekulli duke mos u ndarë kurrë prej tij.

Ndaj Dritëroi, në daljet e fundit publike për mediat, e kishte treguar qartë se Sadija ishte dhurata e tij e jetës. “Një dhuratë e madhe është që kam Sadijen, gruan time për krahu, pasi po të mos ishte ajo, besoj se do të isha një matuf”.

Ndërsa Sadija ka treguar edhe sekretin e “Prit edhe pak…”. me këtë frazë, Dritëroi i drejtohet vdekjes duke i kërkuar që të presë dhe pak para se ta marrë. “Një të fundit Dritëroi nuk e ka botuar, ka një vëllim me poezi. ‘Prit edhe pak’ i thotë vdekjes. Këtë nuk e ka botuar dhe ma ka kushtuar mua”, shprehej bashkëshortja e Dritëro Agollit.