Transmetuar më 04-02-2017, 18:01
Të paktën 4 femra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e djegies së një lokali në Vitomiricë të Pejës në Kosovë.
Vajzat, shtetase të Shqipërisë mbetën të lënduara gjatë përpjekjes për të shpëtuar, duke u hedhur nga kati i dytë i lokalit.
Mediat kosovare shkruajnë se vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 20.000 euro, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit.