Transmetuar më 02-02-2017, 14:17

Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zë gripi, keni dhimbje fyti apo koke. Kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt.

Receta që do të lexoni më poshtë është shumë e mirë për të parandaluar dhe luftuar viruset e stinës dhe gripin. Ajo përmban pesë ushqime, si shafran Indie, xhenxhefil, mollë, portokall, mjaltë.

Dhe më e rëndësishmja, mund të përgatitet shumë lehtë, ju duhet vetëm një shtrydhëse për 3-4 gota. 

Përbërësit: 1 rrënjë shafran Indie, xhenxhefil, 3 mollë, 4 portokaj t’u hiqet lëkura, mjaltë, ujë.

Përgatitja: Shtrydhni shafranin e Indisë, xhenxhefilin, mollët dhe portokajtë sipas renditjes. Në një gotë të madhe shtoni 1 lugë gjelle mjaltë. Mbusheni përgjysmë me lëngun e shafranit të Indisë dhe përzieni mirë derisa të tretet mjalti. Pastaj mbusheni pjesën tjetër me ujë. Shërbejeni menjëherë.