Transmetuar më 01-02-2017, 18:31

Lëngu i limonit është i pasur me vlera ushqyese, sidomos flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese shumë të mira.

Studime të ndryshme kanë vërtetuar se lëngu i limonit është i mirë për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, temperaturën, kapsllëkun, tretjen dhe shumë probleme të tjera me shëndetin.

Ai është i mirë edhe për lëkurën dhe këmbët. Nëse keni këto pesë probleme trajtojini me lëng limoni duke shmangur ilaçet.

1. Rënia në peshë

Sipas studimeve të fundit, sasia e lartë e peketinës tek lëngu i limonit dhe gjithashtu fibra, janë shumë të mira për rënien në peshë.

2. Largon toksinat nga trupi

Lëngu i limonit është gjithashtu një agjent i mirë detoksifikues, i cili ndihmon për largimin e substancave toksike në trup.

3. Probleme me lëkurën

Antioksiduesit tek lëngu i limonit ndihmojnë për heqjen e akneve, puçrrave dhe rrudhave të moshës në fytyrë. Ata pastrojnë gjithashtu gjakun dhe rigjenerojnë lëkurën.

4. Ndihmon me tretjen

Lëngu i limonit përmirëson tretjen duke stimuluar prodhimin e një lëngu i cili nxirret nga mëlçia dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit.

5. Inflamacion dhe dhimbje

Lëngu i limonit është i mirë gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve, sidomos në gjunjë. Të moshuarit duhet patjetër që ta konsumojnë këtë lëng që mos të kenë probleme me kockat.