Transmetuar më 28-01-2017, 20:09
Publicitet

Aftësia e Tokës për të mbajtur jetë nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Shkencëtarët parashikojnë se miliarda vjet më vonë, Toka nuk do të ekzistojë.

Business Insider, tregon mënyrat se si mund të vijë fundi i botës, sipas shkencëtarëve.

Një vrimë e zezë

Toka mund të kalojë shumë pranë një vrime të zezë. Edhe nëse i shmangemi asaj, ajo mund të vijë shumë pranë nesh sa për të na dërguar jashtë sistemit diellor ose më afër Diellit.

Një shpërthim i rrezes Gama

Këto shpërthime të fuqishme ndodhin kur yjet masiv shkatërrohen. Nëse Toka goditet nga një e tillë, do të shkatërrohej shtresa e ozonit dhe planeti do të pësonte një ftohje të shpejtë. Kjo mund të jetë ajo që shkaktoi zhdukjen e parë të madhe në Tokë, transmeton Gazeta Express.

Energjia e errët

Shkencëtarët kanë një teori se një forcë misterioze e quajtur ‘Energjia e Zezë’ është duke e zgjeruar universin gjithnjë e më shpejtë. Nëse vazhdon kështu, 22 miliardë vjet më vonë forca që i mban atomet së bashku do të bjerë. Kjo do t’i jepte fund gjithë universit, jo vetëm Tokës. Lajmi i mirë është se që të treja këto kanë pak gjasa që të ndodhin tani shpejt. 

Loading...