Transmetuar më 27-01-2017, 22:51
Publicitet

Trajektorja që pritet të ndjekë asteroidi “2013 TX68” pritet të bëhet trajektorja më e afërt me tokën, që ka ndjekur ndonjëherë një objekt kaq i madh.

Asteroidi me gjerësi prej 45 metrash mund të kalojë 17.000 kilometra larg Tokës, duke iu afruar sipërfaqes së saj 21 herë më shumë se Hëna. Megjithatë, shkencëtarët në NASA kanë bërë të ditur që ende nuk dihet asgjë me saktësi, pasi trajektorja e asteroidit nuk është e sigurt dhe mund të ndryshojë fare lehtë.

Për më tepër, ekspertët kanë thënë që meqë nuk janë në gjendje ta identifikojnë me saktësi rrugën që do ta ndjekë asteroidi, objekti ka mundësi të mos i afrohet Tokës më shumë se 1 milion kilometra. Gjithsesi, NASA ka ndezur alarmin! Asteroidi pritet të kalojë buzë tokës më 5 mars.