Transmetuar më 24-01-2017, 20:52

Sulmuesi durrsak Edmond Kapllani, i cili aktivizohet prej vitesh në Gjermani, ka lënë pasaportën shqiptare për atë gjermane.

Në lidhje me këtë vendim, Kapllani ka dhënë një intervistë në “Panorama Sport”, ku shprehet se ishte e detyruar ta bënte diçka të tillë, pasi Gjermania nuk lejon dy nënshtetësi.

Ai ka vendosur ta bëjë këtë gjë për të ardhmen e familjes së tij.

Ai sqaron se do aplikojë për nënshtetësinë shqiptare më vonë, pasi shteti shqiptar e lejon diçka të tillë.

Edmond Kapllani ka dhënë kontributin e tij edhe te Kombëtarja shqiptare, pasi është aktivizuar në shumë takime si dhe ka shënuar edhe gola.