Transmetuar më 24-01-2017, 19:43

Një shqiptar ka plagosur me thikë të dashurin e bashkëshortes, pasi zbuloi tradhtinë. Sipas mediave italiane 51 vjeçari me origjinë shqiptare ka sulmuar me thikë bashkatdhetarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një provincë në Padua të Italisë.

Mësohet se i plagosuri është qëlluar disa herë me thikë kuzhine dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën edhe pasi i është nënshtruar një operacioni.

Policia ka shkuar në banesën e 51 vjeçarit shqiptar dhe ka gjetur thikën e cila ishte me gjak si dhe ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit nën akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se arsyeja e kësaj ngjarje ka qenë raporti që kishte i plagosuri me bashkëshorten e agresorit, gjithsesi policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.