Transmetuar më 24-01-2017, 16:38

Sekuestrohen 12 kg kanabis sativa, ndërsa është vënë në pranga edhe poseduesi i saj. Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuar është 34 vjeçari Besnik Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike, menjëherë Policia ka ndërhyrë duke shkuar në banesën e tij në fshatin Risili dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 12 kg, e dyshuar si kanabis sattiva. Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidona plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./b.l/noa.al/