Transmetuar më 24-01-2017, 15:21

Bebet e vogla futen me shpejtësi disa herë në ujin e pagëzimit, çfarë të kujton traditën spartane të larjeve të foshnjave të vogla me verë për të parë sa të forta janë. Po për shumë të tjerë kjo është një barbari dhe mizori.

Gjithsesi ky rit nuk i ndal frymën vetëm bebeve të gjora, por edhe atyre që e shohin. Gjithashtu kjo praktikë të kujton edhe metaforën e jetës, si një udhëtim i rrëmbyeshëm.

Është e panevojshme të thuhet, se të gjithë fëmijët që përjetojnë një eksperiencë të tillë përfshihen nga paniku duke shpërthyer më pas në lot.

Sipas Euronews, patriarku ka bekuar 780 fëmijë në ceremoninë në Tbilisi duke përdorur këtë metodë tepër të “dhunshme”./b.l/noa.al/