Transmetuar më 24-01-2017, 08:40

Durrës, 24 janar 2017, NOA.al- Zbulohet lëndë narkotike në zonën e Kënetës në Durrës, dhe vihen në pranga katër persona.

Operacioni i koduar “Depërtimi” u zhvillua pasditen e djeshme, gjatë të cilit u vunë në pranga Fatmir Buzi, 44 vjeç, djali i tij Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet dhe Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës në ngarkim të S.M.. 15 vjeç, banues në Kënetë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Nr.14, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Buzit ku të pranishëm ishin edhe të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Dyshohet se lënda narkotike ishte bërë gati për shitje dhe të arrestuarit ishin të përfshirë. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim./a.y/noa.al