Transmetuar më 24-01-2017, 08:11

Në moshën vetëm 55- vjeçare, Barack Obama, është zyrtarisht një pensionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si ish- President, ai do marrë një pension federal prej mbi 200 mijë dollarë në vit, gjysma e rrogës që merrte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Jo vetëm kaq, por atij i mbulohen shpenzimet e udhëtimeve, i garantohet zyrë dhe mbulimi shëndetësor.

Siç shkruan CNN, shpenzimet për një ish- President pensionist janë të ndryshme. Në vitin 2015, për Jimmy Carter ishin 200 mijë dollarë, ndërsa për George W. Bush 800 mijë dollarë.

Pensionet dhe përfitimet e ish- presidentëve datojnë që nga viti 1985, shkruan noa.al. Aktualisht rroga e Presidentit është 400 mijë dollarë në vit, ndërkohë gjatë fushatës Donald Trump tha se do heqë dorë prej saj./a.y/noa.al