Transmetuar më 24-01-2017, 07:44

Një vdekje e dhimbshme, po aq dhe absurde për një 28- vjeçar australian. Aktori Johann Ofner u qëllua me plumb në kraharor, teksa po xhirohej një klip muzikor këtë të diel, në Brisbane.

Policia e Queensland, nuk e bëri të ditur emrin e grupit, për të cilin aktori po xhironte. Ndërkohë media të ndryshme australiane thanë se bëhet fjalë për grupin “Sidney Bliss N Eso”, shkruan noa.al.

Ngjarja e rëndë u shënua teksa po xhirohej një pjesë e kripit në një bar në qendër, ku përdoreshin armë të ndryshme./a.y/noa.al