Transmetuar më 24-01-2017, 00:53

Skuadra e Barcelonës nuk dëshiron që të heqë dorë nga shërbimet e “beniaminit” të tyre Lionel Messi, pavarësisht zërave të merkatos që e shohin atë në një tjetër destinacion.

Mediet spanjolle, shkruajnë se palët janë shumë pranë akordit për rinovimin e kontratës së futbollistit, me atë aktualen që i skadon në fund të qershorit të 2018-s.

Është pikërisht e përditshmja sportive “AS”, e cila thotë se mungon vetëm gjetja e një dite të përshtatshme për takimin mes presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe babait-agjent të futbollistit, Jorge Messi, të cilët thuhet se kanë shkëmbyer mesazhe optimiste.

Sa i përket argjentinasit, bëhet fjalë për një propozim rinovimi për 3 vite të tjera, me një pagë prej 35-40 milionë euro në vit.