Transmetuar më 23-01-2017, 23:18

Archie Adams është një vogëlush i cili jeton me familjen e tij në Southampton, në Mbretërinë e Bashkuar, dhe prej disa kohësh ai ka humbur aftësinë për të folur dhe për të lëvizur.

Historinë e trishtë të vogëlushit e ka treguar për mjekët britanikë mamaja e tij, Karen, e cila ka lënë edhe punën për tiu përkushtuar të birit.

I lindur shëndosh e mirë, ai tashmë nuk është në gjendje të kontrollojë trupin e tij.

Mamaja, Karen, ka treguar se gjithçka nisi pas një dite të kaluar jashtë shtëpisë.

Vogëlushi ishte 18 muajsh kur u rrëzua papritur për të mos ecur dot dhe për të mos dëgjuar më tingujt.

Pasi u dërgua në spital ai u diagnostikua me një sëmundje të rrallë në palcën kurrizore.

Në javët në vijim zemra e të voglit Archie ka ndaluar 12 herë dhe ai tashmë është i detyruar që të marrë frymë përmes një tubi të vendosur nga mjekët./a.k/noa.al/