Transmetuar më 23-01-2017, 21:12

Një ngjarje e pabesueshme si nëpër telenovela na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një vajzë 24 vjeçare ka mbetur e shokuar kur ka zbuluar se burri i saj i ardhshëm 68-vjeçar ishte gjyshi i saj biologjik.

Çifti ishin martuar bashkë tre muaj më parë, por më pas ka zbuluar faktin e tmerrshëm, shkruan Florida Sun Post.

Gjyshi i saj, tashmë i pasur falë fitimit të një llotarie, ishte larguar nga i biri vite më parë, ndërsa me mbesën është njohur nëpërmjet një sajti online në internet.

Zbulimi ka ardhur pas disa fotografive të vjetra që 68-vjeçari, ngjante shumë me të birin që ai nuk e kishte parë më që nga ikja e tij.

Ai fëmijë ishte babai i 24-vjeçares.

Vajza kishte lënë pas dy martesa të dështuara dhe një raport të vështirë me familjen./noa.al/