Transmetuar më 23-01-2017, 18:44

Dëmtimi në brinjë i mesfushorit Arturo Vidal mund ta lërë atë për tri javë jashtë fushave, duke bërë që mesfushori të jetë në dyshim për përballjen me Arsenal-in në fazën e tetësheve në Ligën e Kampionëve.

29-vjeçari e vuajti këtë dëmtim në finalen e Kupës “Telekom” më 14 janar, ku Bayern mposhti 2-1 Mainz-in. Kiliani ia doli të luajë në ndeshjen e parë të Bundesligës për vitin 2017 në Freiburg, por u zëvendësua në pjesën e dytë.

Kampionët e Gjermanisë do të presin “Topçinjtë” për takimin e parë në “Allianz Arena” më 15 shkurt dhe Vidal po punon me mish e me shpirt që të jetë gati kundër ekipit anglez.

“Ndihem keq dhe kam disa dhimbje në brinjë. Tani më duhet të pushoj, sepse nuk mund të luaj. Nuk jam stërvitur për një javë, por tani do të më duhen mbase dy ose tri javë të tjera. Do të shoh se si do të ndihem para ndeshjes në Ligën e Kampionëve”, tha ai për gazetën e Mynihut, “TZ”.