Transmetuar më 23-01-2017, 16:35

Ndoshta kjo nuk ka qenë xhiroja më e bukur e kësaj të moshuare. Në videon e postuar më poshtë e cila dyshohet të jetë bërë në SHBA dhe që është bërë virale në internet ajo vë nw kokë lojën me realitet virtual që e bën të duket sikur ka hipur në trenat e shpejtë në parqet e lojërave.

Ndërkohë që i kanë vënë të moshuarës në kokë atë, familjarët qeshin dhe filmojnë të gjitha lëvizjet absurde të gjyshes.

E veshur me pizhame gjyshja nuk mban dot veten në këmbë, herë pas here ulet e çohet nga divani. “Të lutem ma hiqni këtë”, thërret ajo vazhdimisht. Në fund të "eksperiencës traumatisuese’, e moshuara duket e rraskapitur.