Transmetuar më 23-01-2017, 15:39

Dita e nesërme do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave ku si fillim do të jenë në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Në zona të thella malore reshjet do të jenë në formë dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin por sasia e reshjeve do të jetë e pakët. Parashikohet që edhe gjatë natës, vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 1 apo 2 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në  4 ballë.

Europa

Vendet e Europës Lindore do të mbeten nën dominimin e reshjeve të dendura të dëborës, si pasojë e prezencës së një qendre me presion të ulët atmosferik në verilindje të kontinentit. Po ashtu, Greqia do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë duke sjellë në shumë zona probleme me përmbytje.

Në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës do të jenë gjithashtu vendet e rajonit por reshjet do të jenë të përkohshëm. Ndërsa, moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë prezent për vendet perëndimore, ishujt britanike si edhe vendet nordike./b.l/noa.al/