Transmetuar më 23-01-2017, 15:27

Një sherr i ndodhur në një shkollë 9- vjeçare në Durrës, ka përfunduar me një nxënës të plagosur dhe arrestimin e një tjetri.

Mesditën e sotme në shkollën “Bedrie Bebezi” është plagosur me thikë 15 vjeçari A.S., banues në Durrës.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se ai është konfliktuar me një nxënës tjetër për motive të dobëta dhe për pasojë është qëlluar me thikë në shpatull.

I dëmtuari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, ku njëri prej tyre shtetasi me inicialet S.D., është arrestuar, ndërsa po punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar./b.l/noa.al/